Jo vetëm në Elbasan/ Postblloqe policie edhe në Korçë e Pogradec

  • 4 years ago
Teksa më parë u raportua për një postbllok pranë fshatit Bradashesh në Elbasan, i cili do të ndalojë përgjatë ditës së sotme lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës, korrespondentët e Top Channel-it raportojnë se postblloqe ka edhe në Korçë dhe Pogradec.


Shtimi i efektivëve, ndihmuar edhe nga forcat e ushtrisë nuk lejon qarkullimin me ose pa autorizim, një përshkallzim ky që vjen pas një njoftimi të opozitës për një bashkim drejt Tiranës për protestën mbi Teatrin Kombëtar.

Disa orë më parë, gjatë lidhjes direkte për edicionin informativ në Top Channel, korrespondentja e Elbasanit, Bruna Kërçyku dha detaje sqaruese.

?Postblloku në dalje të qytetit të Elbasanit, pranë fshatit Bradashesh ekziston prej disa ditësh, kjo për faktin se një bashki e gjelbër nuk mund të lëvizë lirisht drejt një bashkie të kuqe siç është Tirana, pa autorizim. Por këtu ka patur një përshkallëzim të situatës. Forcat policore, të ndihmuara edhe nga forcat e ushtrisë, nuk lejojnë qarkullimin me ose pa autorizim; të dy rrugët e vjetra drejt Tiranës janë të bllokuara, kjo sepse ka patur një njoftim të opozitës për një bashkim drejt Tiranës për protestën për Teatrin Kombëtar në kryeqytet. Nga Elbasani nuk do të ketë asnjë dalje në drejtim të Tiranës?


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Pogradec#TopChannel

Recommended