Ministria e Shendetesise publikon shifrat: Sa persona jane infektuar gjate 24 oreve te fundit

  • 4 years ago
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit përsa i përket numrit të personave të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.

Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.

?Qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar?, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat. Në spitale janë të shtruar 17 pacientë, dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended