Arkiv -Teatri Kombetar/ Projekti 100 mije Dollaresh per studion eksperimentale - (23 Korrik 1999)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Teatri me një studio të re eksperimentale. Sipas një kontrate të nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe Alegio Producion, holli kryesor i teatrit do të ketë pamje tjetër.

Projekti 100 mijë dollarësh do të krijojë mundësi të reja për komunitetin e aktorëve shqiptar. Ky do të jetë destinacioni i parë i kësaj hapësire pë të shfrytëzuar më vonë dhe për spektakle, minikoncerte, show etj.

Sipas drejtorit Xhevdet Ferri fondet e siguruara së fundmi nga ministria por dhe nga burime të tjera anësore, do të krijojnë kushte që në Teatrin Kmbëtar të vihet dorë seriozisht.

Artëdashësit presin fillimin e sezonit të ri pas më shumë se një viti konfliktesh në këtë qendër të kulturës kombëtare.

Xhevdet Ferri, Drejtor i Teatrit Kombëtar: ?Sezoni teatror i teatrit është fillimi dhe përfundimi i tij është tradicional. Është i kushtëzuar nga klima, nga ritmi, nga kondicionet e tjera të punës. Normalisht fillon në fillim të Tetorit por lëviz edhe në varësi të temperaturave, ju e dini që salla nuk ka kondicione të tilla që të krijoj komfortin e spektatorit?./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended