Spahia: Nuk mbarojnë çuditë në MSH, hapen me forcë zyrat e punonjësve - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike riktheu në vëmendje çështjeve e tenderave sekretë në Ministrinë e Shëndetësisë këtë fundjavë. Ish-deputeti Bardh Spahia deklaroi në rrjetet sociale se në të njëjtën datë, 15 prill, kur ka rënë zjarri, punonjësit kanë gjetur edhe një derë zyre të dëmtuar.?Nuk mbarojnë cuditë në Ministrinë e Shëndetësisë në këtë kohë tenderash sekretë. Djegia e dokumenteve, bllokimi i informacionit për mediat nuk janë zhvillimet e vetme. Në institucionin që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndodh edhe hapja me forcë e zyrave të punonjësve. Ngjarja ka ndodhur sërish në katin e katërt, aty ku ndodhet zyra e tenderave. Mëngjesin e 15 Prillit, punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë. Koincidencë apo jo, të gjitha cuditë që ndodhin në Ministrinë e Ahëndetësisë lidhen më një datë, 15 Prill 2020. Në këtë datë në mëngjes, punonjësit e katit të katërt përballen me zyrat e shpërthyera. Disa orë më vonë, shpërndahet një urdhër për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndërsa afro pesë orë pas mbarimit të orarit zyrtar, aktivizohet alarmi antizjarr për shkak të djegies së dokumenteve në katin e zyrës së tenderave, të njëjtin kat ku në mëngjes ishin konstatuar zyrat e shpërthyera me forcë.?Demokrati akuzoi ministren Ogerta Manastirliu se gjitha këto ngjarje të rënda po i mban të fshehura. Ai kërkoi nga organet e drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të zbulojnë të vërtetën e zjarrit dhe derës së dëmtuar në katin ku mbahen dokumentetet e tenderave.
Recommended