Dronet zbulojne parcelat me kanabis | Lajme - News

  • 4 years ago
Një operacion i gjerë është zhvilluar në Durrës, Krujë dhe Pukë, kundër kultivimit të kanabisit. Mbi 500 kubikë e fidanë u sekuestruan, teksa u zbuluan pajisje për kultivimin dhe sipërfaqe të mëdha tokë gati për mbjellje.

59 lera me plastmas që shërbenin për grumbullimin e ujit, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, ishin ndërtuar në zona të thella malore.

Gjithashtu në zonat pyllëzuara në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u gjetën edhe 41 sipërfaqe toke të hapura rishtaz për të kultivuar bimën narkotike.

Në zonën e Ishmit në Durrës policia ka gjetur 100 fidanë dhe një sipërfaqe toke gati për mbjellje, si dhe ka vënë në pranga 2 inspektorë pyjesh dhe ka proceduar penalisht kryeplakun.

Në Pukë është arrestuar një 27-vjeçar, pasi iu gjetën 400 kubikë me kanabis dhe dy armë zjarri. Gjithçka u zbulua me anë të dronëve të policisë.

Burime të policisë bëjnë me dije se në disa qarqe, drejtuesit e rendit kanë marrë edhe vërejtje për rritjen e kultivimit të kanabisit. Pak ditë më parë kryeprokurori Olsian Çela deklaroi në komisionin e sigurisë se viti 2019 ka pasur rritje të kultivimit të lëndëve narkotike në krahasim me vitin 2018, dhe qarqet problematike janë ato të Krujës, Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended