Gjoba nga AMA, Sonila Meço: Vendimi për të ftuarit alogjik, në cilat baza shkencore bazohet qeveria?
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në një intervistë për Ora News, gazetarja dhe drejtuesja e emisioni ?Tempora? në RTV Ora Sonila Meço, ka shprehur revoltimin e saj kundrejt gjobës që i është vënë emisionit që ajo drejton nga AMA.

Meço tha se në të gjitha televizionet e tjera evropiane lejohet të kesh më shumë se dy të ftuar, duke ruajtur distancën.

Meço: Gjoba i është akorduar programit ?Tempora?. Vendimi për të mos pasur më shumë se 1 të ftuar është një alogjikë. Nuk është i bazuar në asnjë vend tjetër në Evropë, biles unë kam sjellë fakte edhe për televizionet e tjera evropiane që lejohet deri në 30 vetë të ftuar duke ruajtur distancën. Nuk jemi paralajmëruar për gjobën. Normalisht për këtë është bërë reagim dhe revoltë edhe nga gazetarët e tjerë.

Në cilat baza shkencore bazohet qeveria për ndërmarrjen e një rregulli të tillë? Pse ky rregull vlen vetëm për mediat, por jo për fasoneritë dhe për parukeritë, dhe në parlament ku janë në një sallë shumë frymë. Pse i lejohet kryeministrit që të qëndrojë me më shumë se 3 persona në një ambient më të vogël se ai i emisionit? Këto janë pyetje që duhen bërë dhe duhet marrë përgjigje.

Meço tha se rregullat e miratuara kanë një pikëpyetje të mëdha dhe një problem i tillë mund t?i ndodhë nesër çdo medie.

Meço: Në një moment kaq të vështirë që kalon Shqipëria kur kemi vendime që më herët dalin në facebook se sa në Fletoren Zyrtare, prandaj ne duhet të bëjmë transparencë. Si mund të realizohen programe të tilla, kur bota po hapet dhe vende të ngjashme me ne po ndjekin tjetër shembull.

I gjithë ansambli i rregullave ka pikëpyetje të mëdha. Nuk kemi parë akoma se cili është ky komunitet teknik që merr vendimet. Në një vend që periudha e fatkeqësisë natyre nga 30 ditë është bërë 60 ditë, kur nuk kemi një Gjykatë kushtetuese dhe kemi probleme të tjera. Shqetësimi im është që ky problem nesër do të jetë edhe i medieve të tjera.

Ne kemi trajtuar rastin e një zonë muzeale në Krujë që është vendosur ndërtesa e trashëgimisë apo rastin e Teatrit Kombëtar, që në kohë pandemie ndërhyhet për ta shembull. Në këtë situatë ne jemi të detyruar që t?i respektojmë me regorizitet të gjitha rregullat e vendosura, ndërsa qeveria mund të shembë, mund të ndërmarrë veprime me asnjë transparencë, duke anashkaluar parlamentin dhe gjykatat.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjoba-nga-ama-sonila-meco-nuk-jemi-paralajmeruar-vendimi-te-ftuarit-alogjik

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended