Temperatura të larta e erë e fortë, stuhi Sahariane në Tiranë, thyen degët e pemëve te Rr. e Kavajës
  • 4 years ago
Që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka filluar një erë e pazakontë në formë stuhie duke ngritur në ajër dhe grimca rëre dhe dheut. Temperaturat janë të larta dhe të pazakonta për muajin maj, ku ditën e sotme arrijnë deri në 34 gradë në vlerat maksimale.

Moti do të vijojë të jetë me vranësira në të gjithë territorin shqiptar, ndërsa temperaturat e larta dhe era do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme të diktojë vranësira, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në gadishullin Iberik. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë në pjesën tjetër të kontinentit europian.
Recommended