Shkodra, “arene vrasjesh dhe grabitjesh” (14 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Qyteti më i madh verior Shkodra tronditet sërisht nga krimi. Pas një kohe qetësie Shkodra është shndërruar në arenë vrasjesh dhe grabitjesh. Pas vrasjes së dy qytetarëve shkodranë atë e bijë, vrasjet në Shkodër kanë vazhduar pa e ulur kurbën e krimit. Por tashmë viktima janë dhe të ardhurit kosovarë.

Pas vrasjes së një kosovari për qëllime grabitje para një muaji, një tjetër kosovarë ka gjetur vdekjen në Shkodër. Në fshatin Juban është qëlluar për vdekje 50-vjeçari nga Klina. Policia e Shkodrës nga hetimet e para të vrasjes thonë se autorë të krimit kanë qenë disa kosovarë të tjerë. Shkaqet nuk janë zbuluar ende por pista më e mundshme është ndonjë hakmarrje e vjetër.

Por pas vrasjes së kosovarit nga Klina dy vrasje të tjera kanë tronditur qetësinë dhe rendin në Shkodër. Një 36-vjeçarë në fshatin Bërdicë dhe një 75-vjeçarë nga Baçallëku kanë ndërruar jetë pas plumbave të shumtë të drejtuar mbi ta.

Zyrtarët e policisë së Shkodrës thonë se janë akoma mister autorët dhe shkaqet e këtyre krimeve. Pas vrasjes së dy banorëve lazaratas vrasjet në Shkodër e kanë dronditur akoma më tepër rendin ditët e fundit në Shqipëri./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended