E perkedhelura e Byrose Politike rrefen historite e pazakonta te jetes se saj (Histori me Zhurmues)

  • 4 years ago
Histori me Zhurmues - Agllaia Zoto - Sezoni 2 (10 Janar 2010)

Një nga historitë më të pazakonta të periudhës së diktaturës, që i kalon kufijtë e Shqipërisë.

Agllaia Zoto ishte e ftuar sot në "Histori me zhurmues", të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, ku tregoi historinë e saj të rrallë. Ajo përjetoi momente depresioni të regjimeve totalitare të Lindjes, por edhe ajrin e lirisë së Perëndimit.

Nga lufta, partizane e ditëve të para, ajo rrëfen episodin e shumëdiskutuar të Ramize Gjebresë, që u pushkatua me preteksin e shkeljes së moralit komunist.

Njeriu që filloi studimet në Beograd dhe që provoi burgun e Jugosllavisë së Titos. Një tjetër moment që la gjurmë në jetën e saj ishte edhe periudha e studimit në Bullgari.

E përkëdhelura e Byrosë Politike, që përfundoi studimet për drejtësi në Sofje, u emërua të ndjekë proceset e hetimit dhe të gjykimit të diversantëve të viteve '50. Por një dashuri me një nga njerëzit e drejtësisë bullgare e shtyu të vendoset në Sofje, pas lejes që i dha vetë Enver Hoxha.

E pakënaqur nga zhvillimet politike në Bullgari, ajo u kthye në një rrezik për qeverinë dhe për pasojë ata e dërguan në çmendinë. Më pas ishin vitet e Francës, vitet më të bukura për të, kur ajo fillon të merret me letërsi.

Historia e jetës së zonjës Agllaia është e mbushur me absurditete, të papritura, aventura, duke e kthyer në një nga historitë më të rralla, në kufijtë e një tregimi fantastik./RTV Klan Arkiv

Recommended