Top News - Presidenti, tjetër apel/ ‘Armik i padukshëm për pishat tona’

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh është në qarkun e Korçës ku së fundmi ka postuar një status në rrjetet sociale ku flet për një tjetër armik.


Sipas Metës Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien që po degradon pishat.

Procesionaria, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave, ka prekur në masë pyjet në qarkun e Korçës.

?Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.

Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë.? shkuan Meta.

Procesionarja është një sëmundje që prek pishën, duke bërë skeletimin e drurit, nga njëra anë, por edhe duke infektuar vizitorët pasi është larvë urtikante.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#TopChannel

Recommended