Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thacit | Lajme-News

  • 4 years ago
Nesër nuk do të ketë seancë në Kuvendin e Kosovës për votimin e qeverisë Hoti. Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që të pezullojë dekretin e presidentit Thaçi deri më datë 2 Maj. Deri më 8 Maj, Gjykata Kushtetuese pret komentet për këtë ankesë të LVV-së. Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje partive politike të respektojnë vendimin.
Lidhja Demokratike e Kosovës që synon formimin e qeverisë së re ka reaguar duke thënë se do ta respektojë vendimin në tërësi, ndërsa mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në përputhje me interesin e publikut, teksa pezulloi dekretin e presidentit Thaçi.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e konsideron se është në interesin publik dhe i shërben administrimit të drejtësisë.
Megjithatë sipas tij ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës dhe për këtë thotë se nuk duhet të entuziazmohen.
Përpjekjet për formimin e qeverisë së re po bëhen pas shkarkimit të qeverisë Kurti nga 84 deputetë të Kuvendit.




SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended