Bien ndjeshem ritmet e pandemise ne RMV

  • 4 years ago
Vazhdon trendi i numrit më të madh të të shëruarve se sa i të prekurve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 raste të reja, por edhe 111 të shëruar. Autoritetet njoftojnë edhe për katër viktima.

?Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë theksuar se ka elemente që çojnë në zvogëlimin e epidemisë dhe se janë përgatitur gati të gjitha protokollet për funksionimin e operatorëve shoqëror e ekonomik, por duke mos saktësuar datën e zbutjes së masave. Ai ka thënë se për zgjedhjet që paralajmërohen nga partitë politike, mund të flitet vetëm atëherë kur të ulet ndjeshëm numri i të prekurve, duke bërë thirrje për kujdes ndaj klasterëve të fshehur?.

Ministri Filipçe ka njoftuar se ka filluar shërimi i pacientëve përmes plazmës së gjakut, kurse siç njoftoi gati është edhe metoda e ozonoterapisë.

?Më lejoni të verifikoj gjatë ditës së sotme nëse është aplikuar kjo metodë në cilin do qoftë prej pacientëve. Aparati gjendej në Klinikën e Kirurgjisë së fëmijëve dhe është bartur prej atje. Në moment të caktuar do të njoftoj edhe për rezultatet?.

Ndërkohë Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se deri në përfundim, viti shkollor 2019-2020 do të zhvillohet përmes mësimit online dhe se nxënësit nuk do t?u kthehen bankave shkollore. Gjithashtu është njoftuar se matura shtetërore është anuluar.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended