Tregtarët e tregut industrial në Berat marrëveshje më kryebashkiakun: S'do paguajnë 3 muaj qiranë

  • 4 years ago
BERAT- Pas protestës së zhvilluar prej dy ditësh, Bashkia ka vendosur që 140 tregtarët e tregut industrial të mos paguajnë qiranë për 3 muaj.

Pas një mbledhje e cila ka zgjatur rreth 2 orë për kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo është rënë dakord që për 3 muaj tregtarët të mos paguajnë qira, e ndërsa po mendohet që tregu të hapet më 4 maj duke zbatuar protokollin e sigurisë.

Megjithatë, Demo i ka sqaruar se nuk janë përfitojnë pagën e luftës, po u ka bërë thirrje që me hapjen e tregut të paguajnë sigurime me qëllim që nëse kjo situatë zgjatë, të mund të përfitojnë.

Takimi mes kryetarit të bashkisë dhe protestuesve është zhvilluar pa praninë e mediave.