Report TV - Vetting me distancim fizik, komisionerët 2 metra larg njëri-tjetrit

  • 4 years ago
Komisionerët e vettingun do të qëndrojë në një sallë me distancim shoqëror me nga dy metra, ndërsa nisja e seancave edhe përgjatë majit do të mbetet në 'karantinë'. Jo zyrtarisht burime për Report Tv veç aktit normativ që është në fuqi dhe i pengon thanë se shkak mbetet edhe largimi jashtë vendit i trupës së komisionerëve të operacionit ndërkombëtar të monitorimit.

Kur do të rinis vettingu? Ende kjo pyetje nuk ka një përgjigje zyrtare edhe pse pak ditë më parë komisioni i pavarur i kualifikimit zbardhi rregulloren dhe masat e parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Kamera e Report Tv është ndalur sot në sallën e seancave dëgjimore në pallatin e kongreseve ku gjithçka është konfiguruar me rregullat e reja të distancës.

E deri sa ende në fuqi është VKM që lidhet me sistemin gjyqësore e datës 25 mars 2020 dhe përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit ndodhen jashtë vendit, nisja me seanca duket se do të mbetet në fazë përgatitore.

Recommended