Goditja e ekonomisë nga COVID, Sejko: Më e forta e dy dekadave të fundit! Mucostepa: Bankat vonojnë
  • 4 years ago
Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se për shkak të pandemisë ekonomia shqiptare do të pësojë tkurrjen më të madhe ekonomike në këto 2 dekada. Sejko tha se sistemi bankar është shumë I ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe për këtë bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë. Në lidhje me garancinë sovrane është një paketë fantastike por zbatimi I saj po bëhet ngadalë pasi duhen interpretuar proceset për të vazhduar me pagesën e pagave. Ai tha se numri i aplikimeve është dyfishuar që nga java që shkoi dhe mendoj se do të shohim efektin e parë për pagesën e pagave në fund të muajit maj
Recommended