Lajm i keq/ Dyfishohet numri i të infektuarve brenda 24 orëve të fundit - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e martë solli një shtim të rasteve të reja në Shqipëri.Ndryshe nga e hëna, kur u numëruan vetëm tetë të infektuar të rinj, sot u konfirmuan 17 raste të tjera.Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico njoftoi se të infektuarit e rinj janë në Tiranë, Kamëz dhe Krujë.?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar.?Tre qytete kanë qënë vatër e rasteve të reja me koronavirus këtë të martë. Bëhet fjalë për Tiranën me 9 raste, Krujën me 5 raste dhe Kamzën me 3 raste. Mirëpo nga 17 raste të reja në 24 orët e fundit, shqëtësimi më i madh është për 6 të prekur të cilët nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19. Specialistet e ministrisë bënë të ditur se për 6 rastet e reja po vazhdon gjurmimi për të kuptuar se nga cili kontakt apo burim është marrë Covid 19. 820 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga fillimi e deri më sot me Covid 19, nga të cilët 70% e totalit janë shëruar ndërsa 2019 persona janë ende aktiv. Shifrat tregojnë se ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Natyrisht të dhëna disi shqetësuese këto të ditës së martë aq më teper që me lehtësimet e fundit qytetarët duken më të shkujdesur dhe duke mos respektuar distancimin social dhe higjenen personale.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 99Krujë 81Shkodër 15Kurbin 9Elbasan 3Kamëz 3Kukës 2Mirditë 2Berat 2Durrës 1Korçë 1Lezhë 1

Recommended