Ngërçi me transportin ndërqytetas, policia: S'e kemi urdhrin e ri! Sindikata: Taksistët të paqartë

  • 4 years ago
TIRANE-Duke filluar nga sot me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë taksitë do të mund të transportojnë pasagjerë edhe në qytete të tjera të vendit, pra transport ndërqytetas në të gjithë territorin. Por policia nuk ka asnjë urdhër si mund t bëhet transporti i qytetarëve nga zonat e kuqe në të gjelbra duke e bërë të pazbatueshëm vendimin e ministrisë së Shëndetësisë. Burime për Report Tv nga policia pohuan se do të vijojnë me urdhrin e vjetër për transportin vetëm brenda qytetit dhe jo ndërqytetas nga zonat e kuqe te të gjelbra dhe e kundërta.

Sigurisht që edhe për taksitë ky vendim është i paqartë, pasi ende nuk e dinë se si do të veprojnë për të transportuar qytetar në zonat e gjelbra, në momentin kur nisen nga një zonë e kuqe. Kreu i sindikatës së taksive Xhevit Bara thotë për Report TV se transporti ndërqytetës me taksi është i paqartë, dhe se nga kjo paqartësi mund të ndëshkohen.

Recommended