U hodh nga godina e karantinës/ Ministri i Shëndetësisë gati të dorëhiqet - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vdekja e 26 vjecarit qe u hodh nga kati i peste i nderteses se karantines ne Prishtine ka tronditur opinionin publik ne Kosove.Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi ne nje konference per media se ka menduar te jape dorëheqjen. Ai tha se si ministër i Shëndetësisë ka përgjegjësi për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes se rende.ARBEN VITIAMINISTER NE DETYRE I SHENDETESISESa i përket përgjegjësisë time, unë si Arben Vitia qysh mbrëmë kam menduar për dorëheqje dhe jam duke e menduar një gjë të tillë. Por si ministër i Shëndetësisë kam përgjegjësi dimensionale në këtë drejtim dhe një nga to është zbardhja e plotë e rrethanave.Vitia ka kërkuar nga Prokuroria që ta hetoje prioritet rastin e vdekjes së 26 vjeçarit.ARBEN VITIAMINISTER NE DETYRE I SHENDETESISEKjo fatkeqësi na ka prekur të gjithëve. U bënë rreth dy muaj në këtë atmosferë pandemie, kohë e gjatë në kufizimin e lëvizjes. Por masat kanë qenë të detyrueshme dhe i kemi marrë si të gjitha shtetet e tjera për mbrojtjen e qytetarëve. Nga ministria e Shëndetësisë do të bëjmë të gjitha veprimet institucionale dhe do të zbardhen të gjitha detajet lidhur me rastin.Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga organet e rendit të zbardhin sa me pare rrethanat e vdekjes së te riut.Agron Musliu ishte student në Gjermani dhe sipas deshmitareve 26 vjecari nga Gjilani pasi ishte kthyer ne Kosove kishte rezistuar të futej në karantinë për shkak të problemeve shëndetësore.Musliu u hodh nga kati I peste I nderteses ku ishte karantinuar ndersa mberriti I vdekur ne spital.

Recommended