Tregtarët e Zdrales protesta te Bashkia Shkodër: Duam një vend për të shitur: Kemi punuar në të zezë

  • 4 years ago
Tregtarët e fruta-perimeve në Zdrale kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së Shkodrës. Ata kërkojnë një vend për të shitur produktet e tyre, pasi janë në vështirësi financiare.

Thonë se zhvilluan një takim me kryetaren e bashkisë Shkodër, e cila i ka premtuar zgjidhje të situatës.

Zhvilluam një takim në bashkinë Shkodër dhe morën një vendim që do na stabilizojnë. Ne paraqitëm kërkesat tona.  Ne kemi qëndruar pa punë, jemi dëmtuar, por presim përgjigje", tha një prej tregtarëve.

Ata thonë se janë në vështirësi, ndaj kërkojnë hapjen e tregut.

"Periudha është e vështirë prap. 7 ditë kanë shkuar, të shkojnë edhe 10 nuk dihet kur përfundon kjo punë.  Si i thonë asaj fjalë "prit gomar të mbijë bar". Unë nuk jam dakord të presim më gjatë. Unë filloj që nesër. Të na caktojnë një copë vend ku të shesim dhe ne paguajmë kundrejt një page. Tregu kushedi kur bëhet".

Të vetëdijshëm që nuk i takon paga e luftës, thonë se kanë punuar në të zezë.

"Nuk na takon pagë lufte na kanë thënë. Ne nuk kemi paguar anjë taksë, nuk kemi pse të rrejmë. Kemi punuar në të zezë, kemi punuar dhe kemi punuar dhe i kemi futur në xhep tonë. Por nevojë kemi".

Recommended