Ambasadore e politikane mesazhe per diten boterore te lirise se shtypit
  • 4 years ago
Në këtë ditë botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vënë theksin në lirinë dhe paanshmërinë e medias. Po ashtu OSBE u ka bërë thirrje shteteve që të mbështesin mediat në vështirësi financiare prej pandemisë. Fatkeqësisht edhe këtë vit Shqipëria bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.

Sipas Presidentit Meta, sektori i medias është më i përkeqësuar se disa vite më parë. Arsyet, sipas kreut të shtetit, janë duke filluar nga paketa ?anti-shpifje?, e deri tek tërmeti i 26 Nëntorit, por edhe kriza që ka sjellë koronavirusi. Ndër të tjera, Meta shkruan se vetë gazetarët raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, censura dhe autocensuara janë në nivele të papranueshme.

Ndërkaq, sipas kreut demokrat Lulzim Basha, mediat në Shqipëri kërcënohen nga propaganda e qeverisë. Sipas Bashës, ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended