Pasojat e karantines

  • 4 years ago
Rëndimi i gjendjes psikologjike dhe shtimi në peshë duket se janë ndër pasojat më shqetësuese të karantinimit nga koronavirusi.
Sipas statistikave, rezulton se në dy muaj kanarantine, njeriu ka shtuar mesatarisht 2 kilogramë, pasi lëvizja e kufizuar nga kuzhina në sallon, apo nga dhoma në ballkon, ka reduktuar aktivitetin në minimumin e mundshëm. Por gjithashtu ka rritur edhe konsumin e të ashtuquajturit ushqimi komfort, i pasur me sheqerna, karbohidrate dhe yndyra.
Por nuk ngelet më pas edhe pasojat në gjendjen psikologjike. Nga statistikat e fundit, në Italinë fqinje, në 5 ditë janë regjistruar 30 mijë thirrje telefonike në linjën e gjelbër, të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA që citon Mbrojtjen Civile, telefonojnë më shumë gra sesa burra, pak adoleshentë, shumë të moshuar dhe mjaftueshëm të rritur. Sipas vullnetarëve psikoterapeutë, shqetësimi kryesor është shtimi i ankthit, depresionit dhe ndjesia e pamundësisë për të reaguar.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended