Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Opozitën jashtë parlamentit nuk do e presim pafundësisht
  • 4 years ago
Pas përfundimit të mbledhjes për reformën Zgjedhore edhe Bashkëkryetari i Komisionit Damian Gjiknuri ka folur për mediat.

Ai i është përgjigjur opozitës për deklaratën e Monika Kryemadhit se nëse nuk duan të vijnë më në Këshillin Politik të thonë por procesi nuk do të ngelet peng.

Gjiknuri deklaroi pas mbledhjes online se do i kërkojë zyrtarisht opozitës që Këshilli Politik të rifillojë javës tjetër dhe nëse nuk duan të vijnë është vendim i tyre.

?Ishte një raportim për punën e Këshillit Politik. Kuvendi na ka lënë një afat 30 qershor dhe ky duhet të jetë afati i fundit pasi Reforma Zgjedhore është pikë themelore para uljes në konferencën ndërqeveritare. Opozita jashtëparlamentare ta shfrytëzojë këtë kohë në maj dhe Kuvendi në qershor të shqyrtojë për draftet.

Nuk i kuptova disa deklarata të opozitës se a janë gati të vazhdojnë me dialogun apo këto draftet që propozojnë. Puna e atij Këshilli u ndërpre prej pandemisë. Ta rifillojmë aty ku e lamë. Dora jonë është e shtrirë, por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng këtë proces.
Dua të nxis dialogun, kam folur me diplomatë të jashtëm dhe nuk kam marrë përgjigje definitive. Është në interes të PD për të vazhduar dialogun. Kuvendi i ka votat, do përpiqemi dhe me opozitën parlamentare t?i bëjmë votat.

Dëshira ime është që opozita të jetë pjesë integrale. Do ndërmarr hapa zyrtarë në lidhje me qëndrimin që ju dhashë, për rifillim të Këshillit Politik javën e ardhshëm. Këshilli Politik pa opozitën nuk ka kuptim, se është pjesë negociuese. Nëse s?duan të marrin pjesë t?ua thonë shqiptarëve dhe të vijojmë ne punën.

Një nga propozimet është për procesin zgjedhor, pra partitë të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor që është ?game changer?. Shpresoj të kemi mundësi të gjejmë kompromis. Kolegji Zgjedhor ka ardhur momenti se është çështje kohësh derisa të krijohet Apeli që do të jetë edhe institucioni që do trajtojë ankesat.

Kemi rënë dakord që të përfshihet teknologjia, që KQZ të merret me votën e emigrantëve pra si do të bëhet votimi në distancë. Nuk i kemi lidhur duart vetes vetëm me ligj por organet të bëjnë rregullat. Qeveria tranzitore nuk është kusht i Reformës Zgjedhore, është çështje politike.?- tha Gjiknuri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DamianGjiknuri#ReformaZgjedhore#TopChannel
Recommended