Drini-Alketes: Per mua ishte shume e veshtire te te merrja nje koment, sepse...

  • 4 years ago
Këtë mbrëmje, ?Në kurthin e Piter Pan?, i ftuar ishte gazetari Drini Zeqo.
Gjatë intervistës, Drini ka rrëfyer se si e përjetoi eksperiencën e tij në Sanremo, ku ndoqi nga afër prezantimin e Alketa Vejsiut dhe gjithë rrugëtimin e saj në këtë spektakël.
Me humor, Drini tha se ishte shumë e vështirë që të merrte një koment prej Alketës, pasi ishte shume e fokusuar në atë çfarë do të interpretonte mbi skenë.
Alketa Vejsiu: Çfarë të thash unë atë mëngjes, kur erdhe në 7 të mëngjesit?
Drini Zeqo: Ti ishe shumë fokusuar tek skenari, takimet... mbaj mend që donin të të takonin shumë njerëz, që nga ata që donin të provoje fustanet e tyre, që nga kalimi i atij minimonologut, praktikisht mund të themi që nuk dije ku ishe. Më the ?ik se flasim më vonë?... dhe u takuam më vonë.
Alketa Vejsiu: Flisja me vete gjithë kohës, provoja me vete monologun...
Drini Zeqo: Për mua ishte shumë e vështirë që të të merrja një koment, sepse unë kisha ardhur për punë... për mua do mbetet një eksperiencë shumë e bukur.
Alketa Vejsiu: Takove shumë shqiptarë aty?
Drini Zeqo: Kishte shumë shqiptarë që kishin ardhur për të ndjekur Sanremon, që e ndiqnin çdo vit, por kishte dhe nga ata që kishin ardhur për ty. Kishte shumë që mburreshin dhe ishte një ndjesi krenarie që ti ishte atje.
Alketa Vejsiu: Faleminderit shumë!
Drini Zeqo: Jo e ndjeje në ajër, ishte një ndjesi shumë pozitive që Shqipëria ndodhej në ato çaste, në atë moment të caktuar... /tvklan.al

Recommended