Ruçi 'dush të ftohtë' institucioneve të pavarura: Jo ankesa! Fusni njerëzit në punë!

  • 4 years ago
TIRANE-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi paraditen e sotme një mbledhje online me drejtuesit e institucioneve të pavarura mbi situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ruçi u kërkoi drejtuesve të këtyre institucioneve, që të mbrojnë interesat e qytetarëve që të mos u mohohet asnjë e drejtë kushtetuese. Sipas Rucit, vendimet që jep Kuvendi nuk duhet të mbahen në sirtar, por të zbatohen pikë për pikë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se tashmë po mendojnë për situatën post krizës, pasi momenti i emergjencës ndërsa u shpreh besimplotë se vera do sjellë situatë të përmirësuar sidomos nga ana ekonomike.

"Objektiv kemi stabilitetin financiar dhe të çmimeve. Ka kaluar momenti i emergjencës dhe ne e kemi përballuar. Momentet e para ishin të stresuara, tani po shohim masat që mund të ndërmarrim për situatën post krizë. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë institucional. Shpresojmë që vera do të përmirësojë jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe ekonomike. Situata do të jetë me rënie ekonomike, kjo është e pranuar në të gjithë botën. Kjo do të jetë situatë kalimtare. Pasojat nuk do të mbarojnë me fundin e majit, do të vijojnë, por rëndësi ka adresimi. Kemi punuar dhe kemi qenë me fat që situata na ka gjetur me likuiditet. Jemi munduar të ruajmë inflacionin, kursin e këmbimit. Po e monitorojmë, shpresojmë të kemi stabilitet. Elementët kryesorë kanë qenë ulja e normës bazë të interesit, po diskutojmë një shtyrje tjetër të pagesave" deklaroi Sejko.

Recommended