Kryeministri ankohet per “kufijte“, Thaçi: jemi vend sovran! - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë vijon te jete ne fokus te liderëve politike ne Kosove. Kryeministri ne detyre albin Kurti i ka dërguar një letër Zëvendës presidentit amerikan Mike Pence me ane te se cilës ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e Presidentit Thaçi për shkëmbim territorial dhe për ndarje të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverise Perparim Kryeziu. Sipas kabinetit Kurti, kreu i shtetit ne lidhje me shkëmbimin territorial nuk e informuar siç duhet te dërguarin e SHBA për dialogun Richard Grenell.Vete Thaçi në një dalje përpara gazetareve nuk ka komentuar letrën drejtuar zëvendës presidentit amerikan, por ka vene ne dukje se marrëveshja me Beogradin arrihet duke respektuar ne tërësi integritetin territorial.HASHIM THACIPRESIDENT I KOSOVESKosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian. Dialogu Kosovë - Serbi duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane dhe të pavarura, këto realitete nuk mund t?i ndryshojë askush duke respektuar ne tërësi integritetin territorial.Ndërsa kreu i lidhjes demokratike Isa Mustafa, nënvizon se askush nuk mund t?i ndryshojë kufijtë e Kosovës.ISA MUSTAFA KRYETAR I LDKNuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t?iu përveshur dialogut ta arsyetojmë me rrezikun e ?kasapimit? të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun. Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij. Shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka pasur mbështetjen e presidentit Thaçi dy vite me pare, por është kundërshtuar ne mënyrë te vazhdueshme nga Albin Kurti dhe nga paraardhësi i tij Ramush Haradinaj.
Recommended