Top News - Sa vdekjeprurës është Covid-19?

  • 4 years ago
Është shumë herët të dihet se sa vdekjeprurës do të jetë, por vlerësimet sugjerojnë që midis 0.5 dhe 3.4 për qind të personave që infektohen me koronavirusin vdesin. Dallimi mes këtyre përqindjeve mund të jetë si dallimi mes dhjetëra mijëra dhe miliona njerëzve që vdesin nga pandemia. Ndryshimi në këtë përllogaritje varet nga shumë faktorë, përfshirë ndryshimet në mënyrën e llogaritjes dhe raportimit të vdekjeve në të gjithë botën, si dhe vështirësinë në përcaktimin e numrit total të personave të infektuar nga virusi.


Sa njerëz në fund do të vdesin nga sëmundja varet gjithashtu edhe nga fakti se sa njerëz do të jenë të ekspozuar ndaj virusit, që po ashtu varet nga një sërë faktorësh të tjerë. Më shumë se 257,239 njerëz në mbarë botën kanë vdekur nga COVID-19.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën, me gati 9.5 milionë vdekje çdo vit.

Kjo pasohet nga goditja në tru, një grup sëmundjesh të mushkërive të quajtura sëmundje kronike pulmonare, dhe infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, ku përfshihen edhe pneumonia dhe gripi. Tre nga gjashtë shkaqet kryesore të vdekjeve globale kanë të bëjnë me problemet me mushkëritë ose frymëmarrjen, që është gjithashtu i njëjti lloj i problemeve tek rastet më të rënda të të infektuarve me Covid-19.

Shkaqet e vdekjeve të përditshme
Mesatarisht 25,844 njerëz në të gjithë botën vdesin nga sëmundjet e zemrës në ditë. Më 5 maj, 5,702 njerëz vdiqën nga Covid-19. Ky numër e bën koronavirusin më vdekjeprurës se alcajmeri (5,458) ose kanceret në rrugët e frymëmarrjes (4,679). Numri i njerëzve që vdesin nga Covid-19 ndryshon në varësi të një sërë faktorësh, përfshirë cilësinë dhe disponueshmërinë e kujdesit shëndetësor, klimën dhe ekonominë. Ekzistojnë dy koncepte themelore që përdoren për parashikimin e numrit të vdekjeve, shkalla e vdekshmërisë dhe ajo infeksionit.

Shkalla e vdekshmërisë
Shkalla e vdekshmërisë tregon se sa për qind e njerëzve të infektuar me virusin do të vdesin. Një nga arsyet kryesore që vlerësimet e vdekshmërisë për koronavirusin ndryshojnë aq shumë, është për shkak të vështirësisë për të ditur saktësisht se sa njerëz janë infektuar me këtë virus. Shumë vende po llogarisin numrin e tyre të vdekjeve duke përpjestuar numrin e pacientëve që vdesin nga virusi me numrin e pacientëve të rezultuar pozitivë me Covid-19.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus e përdori këtë metodë në fillim të marsit për të llogaritur shkallën e vdekshmërisë në botë në 3.4 për qind. Megjithatë, kësaj shifre i mungojnë pacientët e patestuar, përfshirë ata me simptoma të buta ose ata pa simptoma, të cilët nuk llogariten asnjëherë zyrtarisht si të infektuar. Në një sistem të përkryer, e gjithë bota do të duhej të testohej për sëmundjen, por kjo ende nuk është e mundur.

Në disa situata është ofruar një testim i tillë universal. Njëri prej tyre ishte ai i anijes turistike Diamond Princess Cruise që u izolua në brigjet...

Recommended