Nga e Hena kufizime vetem ne 6 qytete |Lajme-News

  • 4 years ago
Nga e hëna e 11 Majit, vetëm 6 bashki do të jenë në hartën e zonave të kuqe, ku për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve do të duhet autorizim. E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e hapur pa asnjë kufizimi me një regjim qarkullimi deri në orën 21:00.

Lajmin e dha Kryeministri Rama, i cili njofton se në zonën e kuqe do të mbeten bashkitë e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Krujës e Kurbinit, në të cilat ka ende vatra të reja të Covid-19 do të vazhdojnë me të njëjtat masa.

Në pjesën tjetër të vendit do të lejohet edhe lëvizja nga njëri qytet në tjetrin. Por kufijtë e këtyre qyteteve me zonat e kuqe, do të jenë të blinduara me postblloqe, që do të pengojnë hyrje-daljet e personave dhe mjeteve të paautorizuara.

Në zona e gjelbra, të vetmet masa që duhen të respektohen janë mos grumbullimi i më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik, si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Sa i takon fundjavës, lëvizja do të jetë si javën e shkuar. Ajo do të bëhet me dy fasha: deri në orën 9:30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10:30 deri në 17:30, prindërit me fëmijë deri nën 14 vjeç. Qarkullimi i automjeteve do të lejohet vetëm për ata që kanë autorizim për punë.

Por me shume gjasë kjo do të jetë fundjava e fundit që do të ketë kufizime për kategori të ndryshme, pasi Kryeministri lajmëron se nëse numri i të infektuarave do të jetë nën kontroll, javën e ardhshme nuk do të ketë më kufizime.

18 Maji do të shënojë edhe hapjen e kategorive të fundit të bizneseve të mbyllura që prej fillimit të Majit, bareve, restoranteve dhe qendrat tregtare.

Transporti publik urban dhe ai ndërqytetas ende është i bllokuar dhe vendimmarrja për të pritet të bëhet javën që vjen.

Tv Klan

Recommended