Lleshaj: Punonjësit e policisë mbi 55 vjeç do të lirohen, 613 efektivët që do lënë vendin e punës

  • 4 years ago
TIRANE-Punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, gardës së republikës  dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojë vendet e tyre të punës. Kjo do të ndodhë sapo të kalojë në Kuvend dhe të miratohet ligji i paraqitur nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i miratuar nga Komisioni i Sigurisë. Bëhet fjalë për ligjin për trajtimin financiar të këtyre punonjësve që preken nga dy kushtet e lirimit, atë të moshës 55 vjeç dhe shërbimit në radhët e policisë për 30 vjet, ka argumentuar ministri Lleshaj.

"Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjec, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në  nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjec, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjec.  Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s?bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto" tha Lleshaj.

Recommended