Berat/ Pa distancim social, përcillet në banesën e fundit një nga personat që humbën jetën në pus
  • 4 years ago
BERAT- Është përcjellë sot për në banesën e fundit 44-vjeçari Gentjan Golashi,njëri prej viktimave që u bllokuan dhe gjetën vdekjen ditën e djeshme në një pus në fshatin Dyshnik. Trupi i pajetë i Gentjan Golashit është përcjellë për në Varrezat e Burdulliasit në hyrje të qytetit të Beratit rreth orës 10:30 të ditës së sotme, pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie.

Pa maska e pa doreza dhe në grumbuj njerëzish, pa respektuar asnjë masë distancimi social, 44-vjeçari është përcjellë në varreza në praninë e dhjetëra familjarëve dhe shokëve të tij. Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit COVID-19 ka detyruar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave,shumë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qenë të pranishëm gjatë funeralit,kjo si ka penguar familjarët dhe miqtë e Gentjanit që të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre.
Recommended