Report TV - Tjetër 'bombë' ekologjike, shiringa e inerte pushtojnë Erzenin! Flasin Banorët e Ndroqit

  • 4 years ago
Me dhjetëra policë dhe vetë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj një ditë më parë zbarkuan në burimin e lumit Erzen, atje ku në dalje të fshatit pajeta, merr jetë rrjedha e këtij lumi, uji i të cilit është i pijshëm, por më pas përfundon në Adriatik i ndotur.

Ndërsa në pak minuta në periferi të kryeqytetit rrëzë Arbanës, kamera e ReportTv u ndal në basenin e përroit, i cili para se të bashkohet me Erzenin, çon në të, edhe mbetje spitalore si shiringa e shishe ilacesh. Nuk mungojnë as mbetjet plastike apo inerte në basenun e këtij përoi si dhe në këmbët e kësaj ure.Pak metra më tutje, në urën e Damian, situata është thuajse e njëjtë... mbetje plastike, inerte dhe deri në kolltuk të nxjerrë jashtë përdorimit e goma makinash ndodhen në lum.

Po ku përfundojnë këto mbetje? Teksa rrjedha futet në fshatin Ndroq situata bëhet edhe më kritike. Sipas banorëve të zonës, këto mbetje të rrezikshme prishin edhe produktet bujqësore të cilat njomen me këtë ujë.

"Në asnjë mënyrë nuk vadisim tokën, vetëm ata që kanë afër, kanali kryesor që përdorej për vaditje është prishur. Ka qenë me pllaka, sipas njerëzve kanë marrë tokat e veta. Pa dyshim që pisllëku dëmtohen toka, ka shumë mbetje spitalore dhe vijnë deri te tokat tona", tregon një nga banorët e zonës.

Ndërsa e rrezikuar mbetet edhe diga e vetme e Erzenit e cila e mbushur plot me inerte e mbetje plastike në këmbët e saj, herë pas herë bënë që lumi të dal nga shtrati dhe të marr me vete tokat bujqësore dhe të mbjellat.

Recommended