Qyteti gjerman rikthen masat shtrenguese |Lajme - News

  • 4 years ago
Hapja e disa parqeve të mëdha dhe vënia në dispozicion e disa rrugëve të automjeteve për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave ishin disa prej masave lehtësuese të kësaj fundjave në Madrid.
Këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave dolën për të shëtitur, duke ruajtur masat e distancimit social në 29 rrugë të kryeqytetit spanjoll, të cilat autoritetet lokale ua vunë atyre në dispozicion duke ndaluar qarkullimin e automjeteve. Më herët u hapën disa prej parqeve të mëdha të qytetit, të cilat ishin mbyllur që prej shpërthimit të pandemisë. Megjithatë, drejtuesit e bashkisë së Madridit dhe Barcelonës thanë se nuk do të ecin me ritmet e vendeve të tjera europiane që po përshpejtojnë lehtësimin e masave bllokuese. Baret dhe restorantet për momentin do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa janë lejuar vizita të kufizuara në objektet e kultit.
Kina ka arritur deri atje sa të hapë edhe kinematë dhe palestrat. Por teksa në shumë vende të botës, masat bllokuese për frenimin e përhapjes së COVID-19ës po lehtësohen ndjeshëm, në rajonin federal të Rinit Verior e Vestfalisë në Gjermani masat bllokuese janë rikthyer. Kështu ka ndodhur në qytetin me 100 mijë banorë të Coesfeldit. 151 persona rezultuan të infektuar në një fabrikë mishi me 1200 punonjës. Autoritetet lokale urdhëruan rikthimin e masave bllokuese përkundër vendimit të qeverisë Merkel deri në përfundimin e kryerjes së një testimi masiv që do të përcaktojë dhe izolojë personat e tjerë të infektuar prej tyre.
Ndërsa në Francë, sondazhet tregojnë se 60% e qytetarëve janë kundër lehtësimit të masave, pasi kanë frikë se ato mund të jenë të parakohëshme.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended