Report TV -Denoncimi i Bashës: Ministria e Shëndetësisë dogji dokumentet e tenderave sekretë

  • 4 years ago
TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se në ditët e fundit ka pasur një zjarr në katin e katërt te zyra e prokurimeve te Ministria e Shëndetësisë. Lideri demokrat aludoi se zyrtarët e kësaj ministrie duke qenë se nuk ja kanë dalë për të manipuluar tenderat, tashmë që SPAK-u nisi hetimet u vendosën flakën dokumenteve. Ai i bëri një thirrje SPAK-ut, duke e cilësuar si provë për jetë a vdekje cështjen e tenderave sekretë.

"Edhe në kohë pandemie e ka mendjen për të vjedhur. Paska rënë edhe zjarri në një nga katet e ministrisë së Shëndetësisë në katin e katërt te zyra e prokurimeve para disa ditësh. E kam paralajmëruar prej kohësh, arsyeja pse Rama nuk publikon ofertat dhe kontratat e tenderave sekretë është se po manipulohen të dheënat.

Recommended