Muze pa stenda në Pogradec, rrezikohen objektet nga dëmtimi

  • 4 years ago
Muzeu i Pogradecit, i ndodhur në qendër të qytetit ka në fondin e tij vlera të shumta arkeologjike, etnografike dhe historike por shumë pak prej tyre janë të ekspozuara.


Edhe pse ka një fond të pasur dhe me vlera të shumta, mungesa e stendave të ekspozimit e bën të vështirë njohjen e tyre. Edhe pse të një rëndësie të veçantë, objektet të cilat datojnë 6000 vite para erës sonë e deri në luftën e dytë botërore është e pamundur të ekspozohen të gjitha pavarësisht se interesi i turistëve e vizitorëve nuk mungon. Nga 1600 objekte muzeale vetëm 40 % e tyre janë ekspozuar ndërsa pjesa tjetër është magazinuar me kujdes.

Nga ana tjetër mungesa e stendave të ekspozimit rrezikon dëmtimin e objekteve si pasojë e faktorëve të jashtëm.
Bizhuteri, enë, dhe materiale të ndryshme janë renditur mes rafteve të këtij muzeu dhe në çdo hapësirë të mundshme por duke qenë të pambrojtura ato mund të dëmtohen duke rrezikuar kështu zhdukjen e vlerave të një rëndësie të veçantë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Museum#Pogradec#TopChannel

Recommended