Miliona klikime… Humor në kohën e koronavirusit!

  • 4 years ago
Një video amatore, në të cilën shfaqen dy të rinj, që duke kërcyer nën ritmet e një kënge vietnameze paraqesin nevojën e larjes së duarve në një kohë krize si kjo e koronavirusit, ka mbledhur më shumë se 2 milionë shikime në aplikacionin e videove TikTok.


Pikërisht nën ritmet e këngës pop Xheloz, apo Ghen në vietnamisht, ministria e shëndetësisë ka publikuar edhe një video të animuar me tekst, në të cilën i tregohet qytetarëve se si të evitojnë koronavirusin.

Dhe kjo sjellje jo shumë normale, nga një qeveri disi hermetike, ka tërhequr me mijëra shikime në YouTube dhe është shfaqur madje edhe në shown komik të HBO Lasr Week Tonight me John Oliver.

Të rinjtë vietnamezë në fakt janë derdhur në TikTok, me performanca të larjes së duarve, shoqëruar me kërcime, duke u siguruar që të fërkojnë mirë mes gishtave, siç edhe rekomandojnë profesionistët e shëndetit.

Në një video, tregohen edhe disa punonjës zyre, në tavolinat e tyre, e madje edhe njerëz të veshur me kostume etnike, që vallëzojnë para një ujvarë. Edhe banorët e këtij fshati të largët ? lexohet në titra, po lufton epideminë?

?Ne duam që videot muzikore të motivojnë dhe të reduktojnë tensionin për ata që po udhëheqin këtë luftë, përfshirë ekspertët, mjekët, punonjësit e mjekësisë dhe milionë punëtorë që janë në frontin e parë në luftën ndaj kësaj epidemie çdo ditë?- tha ministria e Shëndetësisë në një video.

Vietnami është i vendosur të fitojë përballë këtij virusi armik. Vietnami ka konfirmuar 16 raste me koronavirus edhe pse thotë se të gjithë pacientët janë shëruar tashmë. Por vendi ndan një kufi të gjatë me kinën, ndaj edhe duhet të qëndrojë me sy hapur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#koronavirus#Video#TopChannel

Recommended