Nesër Partizani-Teuta/ Sorman: Skuadra luajti mirë, na presin ndeshje të rëndësishme

  • 4 years ago
Kampionati këtë mesjavë ka vendosur të gjithë trajnerët e Superligës përpara gazetarëve në konferencat përkatëse për shtyp.


Adolfo Sormani nuk u fsheh dhe pavarësisht humbjes në derbi doli të përgëzonte skuadrën e tij për paraqitjen me një futbollist më pak në fushë dhe gjithashtu foli për vështirësitë e skuadrës së tij në fazën mbrojtëse.

?Të luash për afërsisht 75 minuta me 10 lojtarë dhe të jesh 10 me 1 me goditje këndi, mendoj se është diçka pozitive. Skuadra dha gjithçka në fushë duke bërë një paraqitje të mirë. Pavarësisht se rezultati nuk përligji atë që skuadra dha duhet të shohim përpara. Pse pësojmë kaq shumë gola? Po të dija këtë përgjigje nuk do pësonim më. Sigurisht kemi gabimet tona pavarësisht lojës së kundërshtarëve. Në lidhje me ndeshjen e radhës mund t?ju them se Teuta është një skuadër mjaft agresive dhe dinamike, me lojtarë cilësorë dhe do e kemi të vështirë si në çdo ndeshje tjetër në vijim?, shprehet Adolfo Sormani, Trajner i Partizanit.

Ndërsa situate tek Tirana është krejt tjetër me Egbo, i cili ende nuk pranon që skuadra e tij është kandidate për titull teksa ndër të tjera vlerëson Flamurtarin si një rival të vështirë.

?Do të jetë pak e vështirë, por mendoj se lojtarët që do futen në lojë për të zëvendësuar ata që mungojnë, janë gati për të dhënë 100 % të tyre. Normalisht është një ndeshje e fortë. Është njësoj si ndeshja me Partizanin. Janë 3 pikë brenda pavarësisht se ndeshje ndaj Partizanit ishte derbi, vlente 3 pikë. Është ekip që duhet vlerësuar. Nuk na ka marrë vetëm ne pikë. I ka hapur probleme shumicës së ekipeve?, ka thënë Emmanuel Egbo ? Trajner i Tiranës

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Partizani#Teuta#TopChannel