Report TV - Afati 15 mars për 'Zgjedhoren'! Gjiknuri: Mund ta votojmë edhe në Prill

  • 4 years ago
Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e reformës zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se propozimet që kërkon PD-ja për financimet e partive do të kërkojnë kohë dhe kjo cështje do të mbetet për një fazë të dytë. Aktualisht, tha Gjiknuri mund të bëhen vetëm disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet për financimin, përfaqësuesi i PS-së vlerësoi faktin që PD-ja është tërhequr nga ideja e financimit 100% nga shteti, ndërsa tha se do të diskutohet për shifrat e ndarjes miks.

"Që në hapat e parë kemi bërë disa propozime që janë mbështetur edhe nga ndërkombëtarët për uljen e tavanit të shpenzimeve të partive në fushatë, tani diskutohet sa do të jetë nga shteti dhe sa nga privatët. Ne jemi për miks, duke shtuar masën për shtetin, por duke lënë një tavan të pranueshëm që u lejon partive të bëjnë fushatë. Gjërat e para mund të adresohen në Kod, ndërsa financimi mbase do të kërkojë më shumë kohë, që të adresohet dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndarje. Pjesa e financimit që është më tërësor do të marrë më shumë kohë. Jemi për financimin miks, të gjejmë një shifër të pranueshme balancë"

I pyetur si e gjykon propozimin e PD-së për një financim 66% nga shteti ai tha se "Duket si shumë, pasi mbase mund të gjendet një sistem më i pranueshëm i balancuar mes kontributit shtetëror dhe atij privat. Janë futur elementë të rinj garanci, monitorim më i imët, nga palët e treta, kufiri 50 mijë lekë që të bëhet përmes llogarive bankare. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje".

Recommended