Shehi: Nuk ndiej presion, me Kukësin fitoj titullin

  • 4 years ago
Këtë të hënë në sallën e konferencave të Air Albania klubi i Kukësit prezantoi në prani të presidentit dhe drejtorit sportive trajnerin e ri Orges Shehi.


Ashtu siç bëri me dije Safet Gjici një ditë më parë për Top Channel Shehit i kërkohet titulli megjithatë trajneri u shfaq I qetë në konferencë duke treguar me bindje se beson tek titulli kampion.

??Arsyeja pse zgjodha Kukësin është për shkak të forcës që kanë si klub, I kanë dhënë tonin futbollit shqiptar vitet e fundit. Nuk ndjej presion sa I përket titullit sepse jam i sigurt që Kukësi do fitoje titullin në fund??, thotë ai.

Në vijim Shehi u ndal tek problemet e verilindorëve, ku do të përqëndrohet më tepër puna e tij dhe për çfarë ka nevojë skuadra.

??Fizikisht Kukësi ka ekip të fortë dhe mesoj se rezultatet e tre ndeshjeve të fundit kanë ardhur si pasojë e një ngërçi psikologjik të cilin do përpiqemi ta zgjidhim në ditët në vijim??, thotë ai.
Në fund nuk mungoi një koment për ish trajnerin e Kukësit Shpëtim Duro për të cilin Orges Shehi rezervoi fjalë pozitive.

??Me Duron kemi pasur gjithmonë afrimitet. I kërkoja mendimin për skuadrat e mia dikur imagjinoni tani me Kukësin, skuadër që ai e njeh në mënyrë perfekte??, shprehet ai.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OrgesShehi#Kukesi#TopChannel

Recommended