FSHF tërheq kandidaturën për Superkupën europiane, Air Albania synon finalen e Conference League

  • 4 years ago
Stadiumi Air Albania është kandidat për organizimin e finales së Conference League, kompeticion i cili do të startojë nga sezoni 2021-2022 dhe ku do të marrin pjesë të gjithë ekipet Europiane të cilat nuk mund të kualifikohen në Champions League dhe Europa League.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF-ja e cila gjithashtu shton se ?Air Albania? ka tërhequr kandidaturën për organizimin e Superkupës së Europës, diçka të cilën e ka tentuar në të tre rastet. Finalja e Conference League me shumë mundësi do të jetë në maj të vitit 2022, ndërsa vendimi se ku do të zhvillohet do të meret në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.Për të siguruar finalen e kësaj kupe europiane, ?Air Albania? është në garë me stadiume si ai i Kretës në Greqi, i Shkupit në Maqedoni dhe stadiumi i Sent Etien në Francë. Më herët vetë presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka deklaruar se stadiumi Air Albania është në gjendje të presë një finale të kompeticioneve Europiane.

Stadiumi i ri në kryeqytet u inauguaru më 26 nëntor në ndeshjen me Francën dhe për të u shpenzuan afërsisht 75 mln euro. Deri më tani, në ndeshjet e organizuara, ai i ka përmbushur të gjithë kushtet, por problemi i vetëm ka qenë bari i fushës, i cili deri sigurisht deri më 2022 do të jetë një problem i zgjidhur.