Ditë E Re - I izioluar në karantinë, Albi tregon pse ndihmoi të moshuarit me koronavirus në Itali
  • 4 years ago
#rtvora #oranews #diteere

Albi Albino është një djalë shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Itali. Ai është kamarier në hotelin Bel Sit në Alassio që është kthyer në një karantinë pasi një kliente 72-vjeçare rezultoi pozitive me koronavirus.

Albi ka ndihmuar dhe shërbyer për të moshuarit që ndodheshin në këtë hotel të shpallur pozitivë me koronavirus. Angazhimi dhe bujaria e këtij shqiptari ka tërhequr edhe vëmendjen e kreut të Rajonit të Ligurias Giovanni Toti, ku i ka kushtuar edhe një postim në Facebook. Ai e ka falenderuar për punën që ka bërë.

?Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat. Një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh?, shkruan Toti.

Albi ditën e sotme ka qenë në një lidhje ?Skype? me moderatorët e emisionit ?Ditë e Re? në TV Ora i cili ka folur më gjatë për eksperiencën e tij në këtë karantinë.

Arjon Muça: Si je ndjerë kur emri jot është përmendur si një rast për t?u vlerësuar?

Albi Albino: Unë punoj prej vitesh në këtë hotel dhe ditën e martë na ka ardhur komunikimi që një nga klientët që ndodhet në hotel është pozitiv me koronavirus. Që nga ai moment prej një javësh jemi të mbyllur këtu në hotel, ku asnjë prej nesh nuk mund të dalë dot. Në këto momente kemi ngelur vetëm ne puntorët ndërsa të gjithë klientët janë nisur nëpër shtëpitë e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/koronavirusi-vazhdon-te-jete-ende-ne-karantine-heroi-shqiptar-ne-itali-tregon-pse-ndihmoi-te-moshuarit-ne

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended