Meta: Sekti mafioz i Rilindjes po dhunon Kushtetutën

  • 4 years ago
Ashtu siç u lajmërua nga zëdhënësi i tij, presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp ku denoncoi miratimin e ligjit për Dividentin (për Tatimin mbi të Ardhurat).

Kreu i shtetit e konsideroi një krim të tmerrshëm kushtetues, të konsumuar nga sekti mafioz, i gjendur në krye të grushtit të shtetit.

?Ligji për Dividentin është rasti më flagrant si Kuvendi i kapur, si një organizatë mafioze; bashkë me qeverinë e mazhorancën ka dhunuar hapur kushtetutën dhe shumë shpejt do të japin llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë. Nuk do të ketë shpëtim për ta. Nenet e Kushtetutës janë dhunuar hapur. Barazia para ligjit, tipar themelor i Kushtetutës sonë, por çfarë bëri ky sekt mafioz? Rilindja miratoi ligjin për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat e ndryshuara, në dëm të sipërmarrësve të ndershëm. Mavri Kuvendi dhunoi hapur dhe tmerrshëm Kushtetutën e Republikës, shkeli me të dyja këmbët ligjin, duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit për ta botuar në Fletoren Zyrtare. Kishin si qëllim rrëzimin e dekretit të Presidentit, pa shumë zë. Mavri Kuvendi shkeli me dy këmbët ligjin, një ndër krimet më të mëdha. Kemi një dele parlament që po vijon shkeljet. Ju bëj me dije se për këtë krim të dëmshëm, do paraqes në SPAK kallëzimin penal për vendosjen para drejtësisë të gjithë autorëve të saj. Sekti mafioz i qeverisë së Rilindjes po dhunon Kushtetutën. Mirëpres bizneset dhe investitorët nesër në tubim. Ju ftoj nesër në bulevard të jemi bashkë. Situata ka kaluar çdo kufi, 10 veta tallen me miliona shqiptarë. Askush nuk ka më siguri juridike në vend.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kushtetuta#IlirMeta#TopChannel

Recommended