Kasami nga armik në aleat me Zaev - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nenshkrimi I koalicionit per zgjedhjet e 12 prillit ne Maqedonine e Veriut mes partise ne pushtet LSDM dhe asaj opozitare shqiptare levizja BESA e Bilall Kasamit ka ngjallur reagime ne Shkup, pasi kjo e fundit ka kritikuar mjaft ashper politikat e Zaevit.Ish-kryeministri ka pranuar se kritikat e Kasamit, te cilin sot e ka ne krah kane qene te vazhdueshme kryesisht për shkak te koalicionit te tij me partine tjeter shqiptare BDI te Ali Ahmetit.ZORAN ZAEVKRYETAR, LSDMKritikat e Kasamit ndaj meje dhe ndaj subjektit të cilin une udhëheq, LSDM, ka qenë sigurisht nga frustrimi i një numri të madh të qytetarëve shqiptarë që kanë pasur ndaj LSDM-së, të cilët thonë pse e morët BDI-në në koalicion, edhe pse të njëjtët qytetarë tanë se pa BDI-në nuk mund të bëhet qeveria. Në fund te fundit, Kasami ka qenë opozitar, nëse nuk nuk do te kishte kritikuar kreun e ekzekutivit, atëherë çfarë opozite do ishte.Zaev shtoi se bashkimi I forcave me Besen do te krijoje qeverine e ardhshme ndersa dha nje porosi edhe per Ali Ahmetin.ZORAN ZAEVKRYETAR, LSDMPër ne në radhë të parë janë qytetarët, më pas vijnë përkatësit, etnike e politike. Mund të lëvdohemi dhe të themi se jemi krenar për atë që arritëm me Lëvizjen BESA, megjithatë qytetarët vendosin në zgjedhje. Unë porosis BDI-në, që të mos gënjeje veten sepse koalicioni LSDM-BESA do të jenë fitues të zgjedhjeve.Dy parti te tjera shqiptare Aleanca per Shqiptaret e Ziadin Seles dhe Alternativa e Afrim Gashit kane formuar koalicionin e tyre parazgjedhor.Nderkaq, Menduh Thaci nga Partia Demokratike Shqiptare dhe BDI e Ali Ahmetit nuk jane deklaruar ende per koalicione.

Recommended