Mesha on line Singapor, besimtarët e ndjekin në internet nga frika e koronavirusit

  • 4 years ago
Besimtarët në Singapor janë kthyer tek meshat e regjistruara në avancë dhe lidhja online me disa kisha të mbyllura ndërkohë që meshat katolike janë pezulluar pa afat për shkak të frikës nga koronavirusi.

Cifti katolik, Rizaldy dhe Marissa sapiera, prej kohësh shkonin në kishë çdo të dielë, por tani, ata duhet të ndjekin meshat e regjistruara në avancë në shtëpi.

Singapori është prekur jo pak nga koronavirusi, me më shumë se 90 raste të konfirmuara dhe me dy vatra infeksioni në vend, të lidhura me kishat. Si pasojë, të gjitha meshat katolike janë pezulluar dhe liderët e kishës kanë ofruar video të meshave për besimtarët që ata ti shohin apo dëgjojnë në shtëpi, përmes youTube apo radios së kishës.

Rizaldy dhe Marissa, të dielën, kanë hapur shtëpinë edhe për miqtë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndiqnin meshën e regjistruar në ekranin e një televizioni të madh.

Gjatë meshës, ata kënduan, u përkulën dhe dëgjuan predikimin, sic bëjnë normalisht në kishë. Dhe vend, në lutjet e tyre, ka zënë padyshim edhe ajo për çlirimin sa më shpejt nga koronavirusi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#Singapor#TopChannel

Recommended