Reforma zgjedhore, Top Channel zbardh propozimin e PD për votimin dhe identifikimin elektronik

  • 4 years ago
Top Channel ka zbardhur propozimin e PD për votimin dhe identifikimin elektronik sa i përket Reformës Zgjedhore.

Për identifikimin elektronik, në propozimin e PD të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga thuhet: Me qëllim identifikimin e sigurtë të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme ndërtohet sistemi elektronik i identifikimit në vijim EPB (Electronic Poll Book), i cili identifikon zgjedhësin në qendrën e votimit nëpërmjet dokumentit të identitetit dhe të dhënave biometrike, përfshirë shenjën e gishtërinjve.

Sistemi garanton verifikimin e të dhënave të zgjedhësve bazuar në të dhënat biometrike të sistemit të letërnjoftimeve elektronike si dhe listës së zgjedhësve e cila gjenerohet nga regjistri kombëtar i gjendjes civile. Skanimi dhe ruajtja e të dhënave biometrike gjate procesit të identifikimit garanton që zgjedhësi ka te drejte të votoje në atë QV ku po identifikohet dhe gjithashtu shërben si provë për verifikimin dhe dënimin e tentativave për të votuar më shumë se një herë si dhe në vend të zgjedhësve te tjerë.

Ndërsa për votimin elektronik thuhet në propozim: Qendra e votimit duhet të jetë e pajisur me pajisje elektronike votimi ku zgjedhja e subjektit zgjedhor nga votuesi bëhet në ekranin e pajisjes elektronike të votimit (Electronic Voting Machine) EVM ne vijim.

Për te krijuar besimin te publikut dhe për te larguar çdo dyshim për identifikimin e votës nuk mund te ketë komunikim apo shkëmbim te dhënash midis EPB dhe EMV. Procesi i identifikimit dhe procesi i votimit elektronik janë tërësisht të ndara prej njeri tjetrit për të bërë të pamundur identifikimin e votës.

Pasi votuesi të jete identifikuar me ane te EPB, ai ve me dispozicion kuponin e identifikimit përkatës te gjeneruar nga EPB, tek anëtarët e komisionit ne mënyrë qe te vijohet me pas me votimin.

Ky propozim do diskutohet sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit politik të reformës zgjedhore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ReformaZgjedhore#PD#TopChannel

Recommended