'Unë nuk njoh Zot...!' Testamenti i Nexhmijes vetëm me 'bekim nëne'! Iliri, biri i denjë i Enverit

  • 4 years ago
TIRANE -Pas vdekjes Nexhmije Hoxha ka lënë një letër për të birin Ilir, ku lë të kuptohet se në testamentin e saj nuk ka prona materiale dhe se ato nuk janë shumë të vlefshme, por vetëm 'bekime të nënës'. Këto bekime janë rezervuar vetëm për Ilirin dhe nusen e pleqërisë Teutën, duke mohuar djalin e vogël Sokol Hoxha, i cili nuk i vajti as në varrim. Në letrën-testament ajo jep shumë mesazhe brenda për Ilir dhe Teutën, duke përdorur superlativa dhe vlerësime të larta për ta dhe të vazhdojnë të mbrojnë veprën e Enver Hoxhës. "Ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni ?bekimin e nënës?, shkruan Nexhmija, ndërsa thekson mbrojtjen publike në shtyp të emrit e veprës së Enver Hoxhës nga ana e Ilirit duke treguar se 'e kreu si bir i denjë i Enverit detyrën e tij'.