PD kerkon shkarkimin e ministres se Arsimit

  • 4 years ago
Partia Demokratike kërkon shkarkimin nga detyra të Ministres së Arsimit, Besa Shahini, pas denoncimit të një skandali në emisionin investigativ ?Stop?, ku profesori i muzikës Agron Bego ngacmon seksualisht një nxënëse të shkollës së mesme artistike ?Jakov Xoxa?.

?Ministrja e Arsimit duhet të ishte shkarkuar. Jo pse nuk mundi të parandalojë një skandal të tillë, por se e fshehu atë dhe sot akoma nuk ka asnjë qëndrim që të tregojë distancim nga abuzuesit në shkolla, militantë të partisë në pushtet?, thotë ish-deputetja e PD Orjola Pampuri.

Pak javë më parë, emisioni ?Stop? transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego, i cili ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit.

Pas publikimit të skandalit seksual, ndaj profesorit ?zhigolo? u mor masa e arrestit ?burg pa afat? dhe u pezullua nga shkolla, ndërsa rasti po hetohet nga prokuroria.

Por dëshmitarë të tjerë kanë thënë se në ngacmime seksuale janë përfshirë edhe mësues të tjerë, ku pre e tyre kanë rënë disa nxënëse të kësaj shkolle.

Recommended