Prinderit e 3-vjecarit: Femija kur lindi nuk qau, pastaj...

  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të familjes Luka. Dorela Luka 27 vjeç dhe Arjan Luka 28 vjeç rrëfyen në studio sesi ndryshoi jeta e tyre, pas ardhjes në jetë të djalit të parë.

Kishin thurur shumë ëndrra, por gjithçka u ndërpre pas lajmit që morën, se djali i tyre vuan nga Sindroma West. Arjani u shpreh se problemi erdhi si pasojë e një lindjeje të sforcuar të gruas.

Shtatzënia kishte shkuar mirë dhe fëmija s?kishte patur asnjë problem. Mjekët i kishin përcakuar gruas lindje natyrale, por pasi hyri në sallë, lindja kishte pasur komplikacione. Arjani thote, se lindja kishte qenë e vështirë, por menjëherë foshnja u mbajt me oksigjen dhe më pas u shtrua në reaminacion.

Recommended