Samanta a je beqare? Si pergjigjet kengetarja

  • 4 years ago
Samanta Karavella u bë pjesë e emisionit ?Në Kurthin e Piter Pan? këtë të hënë. Këngëtarja u vendos përpara fëmijëve me pyetjet e tyre, të cilat herë pas here krijonin humor në studio.
Një nga pyetjet më interesante ishte ajo e Herlës. Vogëlushja e pyeti këngëtaren nëse është beqare pasi edhe daja i saj është beqar. Kjo pyetje shkaktoi të qeshura në studio, me Samantën që i tha se do të bisedojnë pas emisionit.
Herla: Samanta a je beqare se edhe unë e kam dajën tim beqar. A e do numrin e telefonit?
Samanta Karavella: Dajën?
Alketa Vejsiu: Daja apo xhaja?
Herla: Daja.
Samanta Karavella: Po hë njëherë, ti marrim këto informacionet e para.
Alketa Vejsiu: Është daja këtu sot?
Herla: Jo
Alketa Vejsiu: Daja çfarë ke humbur sonte.
Herla: Është në Pogradec daja.
Samanta Karavella: S?ka problem. Çfarë pune bën daja?
Herla: Nuk e di.
Samanta Karavella: Sa vjeç është? Është tamam për mua?
Herla: Nuk e di sa është, por është pak i madh jo i vogël.
Samanta Karavella: S?ka problem i madh të jetë, por jo i vogël.
Alketa Vejsiu: Është simpatik?
Herla: Po, po
Samanta Karavella: Do ta flasim pas ?Piter Panit?. /tvklan.al

Recommended