Koronavirusi/1 kinez u fut nga Shkodra, rezultoi i 'pastër'! Qytetarët 'të guximshëm' drejt Italisë

  • 4 years ago
Mbërritja e koronavirusit në Italinë fqinje ka mobilizuar të gjithë vendin duke rritur kontrollet dhe për parandalimin e futjes në Shqipëri të individëve që kanë shfaqur shenja të kësaj sëmundjeje. Në 12 pikat kufitare të vendit janë shtuar kontrollet, duke dyfishuar kështu stafet mjekësore që masin temperaturën dhe intervistojnë për 10-15 minuta të gjithë personat që vijnë nga vendet e huaja.

Pasi merren të dhënat udhëtarët skedohen dhe nëse nuk shfaqin shenja apo dyshime se mund të jenë të prekur nga kjo sëmundje ata lihen të lirë. Por nuk mbaron këtu kontrolli për personat që vijnë për vendet e prekura nga sëmundja të  cilëve i mbahen disa të dhëna shtesë dhe mbahen nën vëzhgim për një periudhë të caktuar kohore.Nga ana tjetër persona e dyshuar si mbartës të koronavirusit mbahen për 14 ditë në një dhomë izolimi derisa të largohet plotësisht dyshimi.

Recommended