Te prekurit nga termeti: Nuk jemi kompensuar
- 4 years ago
8 muaj pas tërmetit të Qershorit të vitit të kaluar, që shkatërroi dhe dëmtoi dhjetëra shtëpi në Korçë, Devoll dhe Kolonjë, një pjesë e familjeve të prekura ankohen se janë ende në pritje të vlerës së dëmshpërblimit.
Në Floq, fshatin e epiqendrës së goditjeve sizmike, ka përfunduar rindërtimi i të gjitha shtëpive të shkatërruara dhe dëmtuar rëndë. Por janë ende 51 shtëpi të vlerësuara nga komisionet, që nuk janë kompensuar.
Një pjesë e banorëve vazhdojnë të jetojnë në këto shtëpi, të cilat vetë nuk kanë mundësi t?i riparojnë, edhe pse kjo mund të rezultojë e rrezikshme.
Përgjigjen ua jep nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Thanas Tona, që thotë se procesi i plotësimit të dosjeve për çdo objekt të dëmtuar ka përfunduar, por pritet që qeveria të lëvrojë fondin e dëmshpërblimit.
Nga tërmeti i 1 Qershorit 2019, përveç 88 banesave të shkatërruara, janë edhe 553 banesa, në të tre bashkitë e prekura, pronarët e të cilave thonë se ende nuk kanë përfituar kompensimin financiar.
Tv Klan

Recommended
Koncerti në Lushnje nga personat me aftësi ndryshe! Të ardhurat për të prekurit nga tërmeti
Report TV
"Të vallëzojmë së bashku", galaja e fundvitit e TKOB shkon për të prekurit nga tërmeti
Ora News Lajme