Sulmi në Hanau/ Gjermania shton masat e sigurisë prej ekstremizmit; i mbijetuari tregon tmerrin

  • 4 years ago
Gjermania do të dislokojë polici shtesë për mbrojtjen e xhamive, stacioneve hekurudhore, aeroporteve dhe pikave të tjera sensitive për arsye të kërcënimit tepër të lartë të së djathtës ekstreme pas sulmit terrorist Hanau, tha sot ministri i brendshë


Horst Seehofer shtoi se masat e reja ishin pranuar me drejtuesit lokalë për parandalimin e sulmeve të ngjashme.
Ndërkohë prokurorët thonë se sulmuesi i të mërkurës që tashmë ka vdekur, ishte ?thellësisht racist?.

?Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i djathtë dhe racizmi është i lartë?, tha Seehofer duke e quajtur ?kërcënimi më i madh me të cilin përballet Gjermania aktualisht?.

I mbijetuari i sulmit Muhammed B, përshkruante sot sesi sulmuesi shënjestroi një nga një viktimat e tij në barin Arena Bar & Cafe.
?Të gjithë e panë, ai i qëllonte duke u matur në kokë. Ai u shtri përtokë dhe nisi të qëllonte ndaj nesh. Unë u fsheha pas një muri, sapo lëviza më qëlloi në krah?, tha ai.

?Ishte një gjakderdhje ? ne po binim mbi njëri-tjetrin. Njëri që kishte rënë mbi mua kishte një vrimë në qafë, ai thoshte ?uk marr dot frymë, nuk ndjej gjuhën?, tha Muhammad duke shtuar se i tha më pas të riut të thoshte lutjen e fundit, të cilën ai e bëri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hanau#Gjermani#TopChannel

Recommended